Ndërron jetë nipi i Ahmet Delisë

03 dhjetor 2025 | 11:23

Ka ndërruar Adem Ahmeti nga Prekazi i Epërm i Skenderajt.

Baca Adem është nipi Ahmet Delisë, njëri prej luftëtarëve më të shquar shqiptar, i cili kishte luftuar me sëpatë kundër Serbisë.

Varrimi i bacës Adem do të bëhet sot (e mërkurë) në orën 15:00 në varrezat e Prekazit të Epërm.

“Varrimi i të ndjerit do të bëhet me datë 03.12.2025 në ora 15:00 në fshatin Prekaz i Epërm!”, kanë njoftuar familjarët e të njërit Adem Ahmeti.

Ahmet Delia (1850-1912) ishte aktivizuar herët gjatë luftës shqiptare të rezistencës kundër ushtrisë pushtuese serbe në vitin 1912. Ai ishte bërë një nga figurat më të rëndësishme të luftës shqiptare për liri kur kishte mbrojtur shtëpinë e fqiut të tij, në Prekaz e cila ishte sulmuar nga forcat serbe më 1912.

May be an image of monument and text

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
" Global Cooperation Service " SH.P.K.me nr. Unik: 810038564 shpall…