Beqa i PDK-së: S’ka bashkëpunim me Albin Kurtin
Zyrtari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hajdar Beqa, ka përjashtuar bashkëpunimin e Lëvizjen Vetëvendosje, derisa në krye të kësaj partie siç ka thënë ai, është Albin Kurti.
Ai ka thënë se PDK-ja dhe elektorati i saj nuk mund të bashkëpunojmë me Albin Kurtin.
“Mendoj këtë narrativ e krijon kryetarit i partisë, por PDK, elektorati i partisë nuk mund të ketë bashkëpunim me LV-në pa pasur një ndryshim në udhëheqjen e saj. Sepse nuk ka bashkëpunim me Albin Kurtin, ndoshta ka aty zyrtarë tjerë të përgjegjshëm”, ka thënë Beqa në emisionin “Mesditë” në “Tëvë1”.
Beqa ka thënë se nëse në Vetëvendosje, vjen një kryetar i ri, atëherë mund të ketë bashkëpunim.
“Ne mendojmë se duhet me pas ndryshime nga koka, me pas një kryetar tjetër që do me pas bashkëpunim, atëherë normal mundet me pas bashkëpunim. PDK-ja është parti institucionale, nuk ka pasur vija të kuqe asnjëherë me kërkon. Albin Kurti është i orientuar nga Lindja”, ka thënë Beqa.



