LDK arrin marrëveshje me Partinë e Drejtësisë
03 dhjetor 2025
| 18:02
Të mërkurën, Lidhja Demokratike e Kosovës ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Partinë e Drejtësisë për garën e 28 dhjetorit. Siç ka bërë të ditur LDK-ja më herët, të gjithë partitë e tjera që i bashkohen LDK-së do të garojnë nën siglën e saj.
Marrëveshja këtë të mërkurë u nënshkrua nga kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe ai PD-së, Ferid Agani.
Sipas krerëve të dy partive, ky bashkëpunim është rezultat i vlerave të përbashkëta politike dhe angazhimit për institucionalitet.



