Burim Ramadani, kandidat për deputet i AAK-së

04 dhjetor 2025 | 12:37

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se Burim Ramadani është mendje e kthjellët që punon për sigurinë e shtetit.

Sipas tij, është ndër njerëzit më të përgjegjshëm dhe profesionistët më të përgatitur që ai njeh.

“Besnikëria ndaj shtetit, integriteti i tij, përvoja dhe aftësitë e bëjnë një vlerë të veçantë për Kosovën. E mbështes plotësisht kandidimin e tij për deputet, sepse besoj që zëri dhe veprimi i tij racional, kritik dhe i matur do t’i shërbejë shtetit. Kosova ka nevojë për të. Ne kemi nevojë për të. Jam i lumtur që pranoi kërkesën tonë që të kandidojë për deputet dhe shpresoj se do të jemi bashkë në Parlament”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Gjykata Speciale njofton se rastin "Thaçi dhe të tjerët" në…