Ish-ministri i Inovacionit, kandidat i PDK-së për deputet, Hamza: Me profesionistë si Muzaferi e ardhmja është premtuese
Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka bërë me dije se pjesë e listës për deputet të kësaj partie do të jetë Muzafer Shala, ish-ministri i Inovaconit dhe Ndermarresisë.
I pari i PDK-së e ka lavdëruar Shalën, duke e konsideruar si profesionist të jashtëzakonshëm me mbi 20 vite përvojë akademike dhe institucionale.
Hamza ka shkruar në “Facebook” se me profesionistë si Muzaferi e ardhmja është premtuese.
“Me shumë respekt, sot e prezantoj për deputet Prof. Ass. Dr. Muzafer Shalën, një profesionist të jashtëzakonshëm me mbi 20 vite përvojë akademike dhe institucionale, duke përfshirë edhe shërbimin si Ministër i Inovacionit. Ai ka doktoruar në University of Kent dhe ligjëron në RIT Kosovo. Si themelues i British Gymnasium of Technology dhe kontribuues i rëndësishëm në zhvillimin digjital të Kosovës, ai përfaqëson vizion dhe profesionalizëm. Me profesionistë të përkushtuar si Muzaferi, e ardhmja është premtuese”, ka shkruar Hamza.



