Më 13 dhjetor mbahet protesta në Shkup, në mbështetje të liderëve të UÇK-së në Hagë
Pas Prishtinës, Hagës, Tiranës dhe Strasburgut, protestat në mbështetje të çlirimtarëve të Kosovës po vazhdojnë edhe në Shkup.
Valës së protestave në mbështetje të çlirimtarëve të Kosovës që po mbahen në paraburgim në Hagë do t’i bashkohet së shpejti edhe Shkupi.
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka njoftuar se protesta do të zhvillohet më 13 dhjetor, duke filluar nga ora 13:00, në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut.
Qëllimi i protestës është shprehja e solidaritetit dhe mbështetjes për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po përballen me procesin gjyqësor në Hagë.
Protesta në Shkup është vazhdimësi e aktiviteteve të ngjashme që janë mbajtur më herët në Prishtinë, Hagë, Tiranë dhe Strasburg, me moton për drejtësi dhe nderim ndaj luftës çlirimtare të Kosovës.



