‘Kosova ndër vendet me rritjen më të madhe ekonomike në Evropë’

04 dhjetor 2025 | 17:08

Kosova është renditur në vendin e katër në Evropë për rritje ekonomike.

Sipas analizës së “BestBrokers“ publikuar nga revista gjermane FOCUS online, para Kosovës janë Irlanda, Polonia dhe Islanda.

Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, i cili ka publikuar të dhënat ka thënë se ky është nj lajm i shkëlqyre për Kosovën.

“Lajm i shkëlqyer për Kosovën! Sipas analizës së „BestBrokers“, bazuar në të dhënat e FMN-së dhe të publikuara nga revista gjermane FOCUS online, periferia e Evropës po shfaq rritje ekonomike të shpejtë 📈 – dhe #Kosova, me një rritje reale të PBB-së prej +8,51 %, renditet ndër ekonomitë më të shpejta në kontinent. Një sinjal i fuqishëm për të ardhmen tonë!”, ka shkruar ai në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i sapozgjedhur i Fushë-Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje,…