Amerikanët shkatërrojnë një tjetër anije pranë Venezuelës

05 dhjetor 2025 | 08:07

Ministria e Luftës e Shteteve të Bashkuara ka publikuar një video të re në të cilën mund të shihet fundosja e një tjetër anijeje në zonën e Karaibeve, e cila thuhet se po transportonte narkotikë drejt territorit të Shteteve të Bashkuara.

Pamjet janë regjistruar fillimisht nga Komanda Jugore e ushtrisë amerikane që vepron në këtë rajon dhe ata deklaruan se sulmi është kryer me urdhër të ministrit të luftës, Pete Hegseth.

“Më 4 dhjetor, me urdhër të Pete Hegseth, Grupi i Përbashkët Operativ kreu një sulm vdekjeprurës kinetik ndaj një mjeti lundrues në ujërat ndërkombëtare, i cili kontrollohej nga një organizatë e shpallur terroriste. Shërbimet e inteligjencës kanë konfirmuar se mjeti lundrues po transportonte narkotikë të paligjshëm dhe se ndodhej në tranzit në një nga rrugët e njohura të trafikut të drogës në Paqësorin lindor. Katër narkoterroristë në bord u vranë”, thuhej në njoftim.

Fundosjen e anijes e komentoi edhe Hegseth, i cili në rrjetin social X iu përgjigj komentit të konservatorit amerikan dhe zëdhënësit të organizatës Turning Point, Andrew Kolvet.

Ky i fundit kishte thënë se çdo sulm ndaj Pete Hegseth nga ana e Partisë Demokratike i shton atij edhe më shumë dëshirën për të fundosur një tjetër anije që transporton narkotikë nga Venezuela drejt SHBA-së.

“Dëshira jote është urdhri ynë, Andrew. Sapo kemi fundosur edhe një anije me narkotikë,” i ka porositur ministri amerikan i luftës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shqipëria hedh hapin e radhës drejt modernizimit financiar me nismën…