Studentët e dalluar të UP-së që morën çmimin “Hasan Prishtina” shpërblehen me nga 500 euro

05 dhjetor 2025 | 12:28

Për herë të parë në historinë e Universitetit të Prishtinës, çmimi për studentët e dalluar me emrin e atdhetarit Hasan Prishtina do të ketë vlerën monetare prej 500 eurove.

28 studentët e niveleve bachelor dhe master të Universitetit të Prishtinës që fituan çmimin “Hasan Prishtina”, u shpërblyen me gjithsej 14 mijë euro.

Këta studentë, çmimin prestigjioz e morën në një ceremoni solemne të zhvilluar më 1 tetor 2025 në Fakultetin Filozofik, në “Ditën e Studentit” dhe përvjetorin e protestave studentore të vitit 1997 për kthimin në objektet shkollore.

Atë ditë, studentëve të dalluar iu sugjerua që të kenë ëndrra të mëdha dhe të mendojnë me kokën e tyre.

Çmimi “Hasan Prishtina” është çmimi më i lartë për studentët, sipas Rregullores për procesin dhe procedurën e vendimmarrjes në përzgjedhjen e fituesve të titujve të nderit, çmimeve për studentët e dalluar dhe mirënjohjeve, që u miratua nga Senati i Universitetit të Prishtinës më 18 korrik 2025.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, ka dhënë një intervistë të…