PAS PRISHTINËS E TIRANËS EDHE NË SHKUP, ALI AHMETI ORGANIZON TUBIM E DO TË MBAJË FJALIM HISTORIK NË MBROJTJE TË USHTRISË ÇLIRIMTARE TË KOSOVËS
Ushtria Çlirimtare e Kosovës, bija heroinë e Lëvizjes Popullore të Kosovës, motra legjendare e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, me 13 Dhjetor 2025, me fjalimin historik të Udhëheqësit të Popullit, Atdheut dhe kombit Ali Ahmeti, por edhe me thirrjet dhe ovacionet që do ta trondisin tokën dhe qiellin e Kryeqytetit të Maqedonisë së Veriut, do te mbrohet me heroizëm biblik oratorik e do të shkatërrojë përfundimisht çdo skenar antishqiptar, kudo që është kurdisur e nga kushdo që kultivohet edhe sot!
Historia na mëson se nga Posta Qendrore e Shkupit, me 20 Nëntor 1994, tërë botës i është nisur njoftimi për themelimin dhe emertimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe ja përsëri më 13 Dhjetor 2025, 31 vite më vonë, e gjithë shqiptaria do të zbarkojë në Shkup në mbrojtje të UÇK-së, por edhe gjithë botës do i përcillet mesazhi i madh se UÇK është kryevlerë e kombit, e cila bashkë me SHBA-të mbetet çlirimtarja e Kosovës nga Serbia pushtuese!
UDHËHEQËSI ALI AHMETI PO KRIJON HISTORI LEGJENDARE NË MBROTJE TË USHTRISË ÇLIRIMTARE TË KOSOVËS
Në tre sheshe Skenderbe, në Prishtinë më 7 Gusht 2025, në Tiranë më 17 Tetor 2025 dhe më 13 Dhjetor 2025 edhe në Shkup, Ali Ahmeti para gjithë botës dëshmoi dhe dontë dëshmojë, se bashkë me shokë, me bashkëveprimtar e bashkëluftëtar besnik, ishte palca kurrizore, që në embrionin e krijimit të UÇK-së, por edhe gjithmonë në mbrojtje të saj!
Tri mbrojtjet e UÇK-së nga Lideri i Kombit Ali Ahmeti, janë tri këndet e famshme të koridorit të 8-të nëpër Atdhe, të cilat jo vetëm lidhin, por edhe realizojnë ëndrrën e bashkimit kombëtar në NATO e në BE!
Në të tri evenimentet e mëdha në mbrojtje të UÇK-së, ishte dhe mbetet folësi kryesor i tyre Udhëheqësi i popullit, Atdheut dhe Kombit Ali Ahmeti!
Askujt më shumë se sa Ali Ahmetit nuk i takon të jetë i pari në mbrojtje të Asaj, të cilës më 17 Nëntor 1994, ia ka vënë emrin e madh e te lavdishëm UÇK!
Populli shqiptar i Maqedonisë së Veriut, është me fat, që Ali Ahmetin e ka birin e tij, i cili vendilindjen e Tij, e ka në Zajazin e mirënjohur, qerdhe liridashëse për liri e çlirim, barazi e prosoeritet kombëtar!
Maqedonia e Veriut pas 13 Dhjetorit 2025, ku populli shqiptar do t’i del zot UÇK-së, përfundimisht do të jetë ndryshe!
Nuk është lojë me popullin shqiptar dhe me Udhëheqësin Ali Ahmeti ballë!
Prishtinë, 6 Dhjetor 2025!




