Këngëtari i njohur, Lok Komoni, kandidat i AAK-së për deputet
07 dhjetor 2025
| 12:26
Daut Haradinaj ka prezantuar kandidatin e radhës për deputet nga AAK-ja.
Haradinaj ka thënë se Lok Komoni, i cili me angazhimin e tij shumëdimensional arriti të grumbullojë rreth vetes mijëra vota para 9 muajsh.
“Shprehja kurrë mos u dorëzo më së miri i shkon për shtati Lok Komonit, të riut nga Deçani, i cili me angazhimin e tij shumëdimensional arriti të grumbullojë rreth vetes mijëra vota para 9 muajsh. Ai sot, me bekimin e familjes dhe miqve, po i hyn garës për deputet, garë kjo që në AAK ka ofruar kuadro dhe vlera të pakrahasueshme. E kam për nder të bashkërrugëtoj me mikun tim, Lok Komoni”, ka shkruar Daut Haradinaj në “Facebook”.



