Sukseset e qeverisë dhe dështimet sipas opozitës, analiza e Albert Krasniqit

07 dhjetor 2025 | 12:38

Albert Krasniqi nga Demokracia Plus ka bërë një vlerësim të pesë viteve të qeverisjes së Vetëvendosjes, duke nxjerrë në pah disa çështje që qeveria i ka paraqitur si suksese dhe disa të tjera që opozita i sheh si dështime.

“Gjatë pesë viteve të qeverisjes së VV-së, janë disa çështje që qeveria i ka paraqitur si “suksese të padiskutuara” dhe disa të tjera që opozita i ka paraqitur me efekt si dështime të qeverisjes. Temat që VV i ka fituar: 1. Shtrirja e sovranitetit në veri dhe luftimi i grupeve kriminale atje. 2. Fuqizimi ushtarak i Kosovës, duke krijuar idenë se vendi mund të përballet i vetëm me çdo kërcënim eventual nga Serbia. 3. Imazhi i qeverisë ku rastet e korrupsionit paraqiten si të izoluara dhe si veprime që ndodhin pa dijenin ose përfshirjen e kryeministrit Kurti. Temat që opozita i ka fituar: 1. Mafia energjetike në nivele qeveritare, e cila – sipas opozitës – vepron në Kosovë dhe ka lidhje me Serbinë. 2. Dobësimi i aleancave me shtetet mike, si rezultat i veprimeve të pamatura dhe qasjeve konfrontuese të qeverisë. 3. Stagnimi ekonomik dhe mungesa e investimeve, përfshirë përkeqësimin e klimës së biznesit dhe rënien e investimeve të huaja”, ka shkruar Krasniqi në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Daut Haradinaj ka prezantuar kandidatin e radhës për deputet nga…