Ushtria e Kosovës po bëhet më e fortë edhe me kuadro profesionale: Oficeri i FSK-së diplomon në ShBA

08 dhjetor 2025 | 09:08

Kapiten Ymërdin Hasani, oficer i Forcës së Sigurisë së Kosovës, ka diplomuar në Kursin e Çështjeve Civile në Fort Bragg, Karolina e Veriut, ShBA, në Qendrën dhe Shkollën e Luftës Speciale “John F. Kennedy”.

Ai është shpërblyer me Medaljen për Arritje Ushtarake, e cila u ndahet pjesëtarëve që shfaqin rezultate të larta gjatë trajnimit. Ky trajnim i specializuar përqendrohet në përgatitjen e oficerëve për bashkëpunim me komunitete lokale, vlerësimin e nevojave civile dhe koordinimin e projekteve që mbështesin stabilitetin dhe zhvillimin në zona operimi.

Përmes këtij kursi, kapiten Hasani ka fituar njohuri të avancuara në menaxhimin e situatave civile, bashkërendimin me institucionet vendore dhe organizatat partnere, si dhe në ndërtimin e urave të bashkëpunimit ndërmjet forcave ushtarake dhe popullsisë civile.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetar i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur të Kosovës,…