Haradinaj takon kandidatët për deputetë nga AAK: Janë ekspertë të fushave të ndryshme

08 dhjetor 2025 | 20:59

Kandidati për kryeministër nga radhët e AAK-së, Ramush Haradinaj, ka takuar kandidatët për deputetë nga lista e kësaj partie.

Ai tha se ata janë ekspertë të fushave të ndryshme

“Me njerëzit që duan t’i qëndrojnë krah vendit! Sot pata nderin të takoj kandidatët për zgjedhjet parlamentare nga radhët tona, ekspertë të fushave të ndryshme, secili me ide dhe perspektiva unike. Kjo është lista që dëshiron t’i qëndrojë krah Kosovës, duke punuar për një të ardhme më të mirë, më të fortë dhe më premtuese për çdo qytetar”, ka shkruar Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shërbimi Korrektues i Kosovës ka parandaluar futjen e kontrabandës, gjatë…