Tifo-grupi ‘Shvercerat’ e Shkupit,mbështesin protestën kundër Gjykatës Speciale
Tifo-grupi “Shvercerat” e Shkupit kanë dalë në mbështetje të protestës kundër Gjykatës Speciale, e cila do të mbahet më 13 dhjetor në Maqedoninë e Veriut.
Në njoftim është thënë se lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë dhe për liri.
“Shvercerat Shkup do ta mbështesin protestën e së shtunës ndaj Gjykatës Speciale me 13 dhjetor në sheshin Skënderbeu në Shkup. Jo vetëm se shumë anëtarë të shvercerave kanë qenë pjesë e lavdishme e UÇK-së, por se lufta e kësaj të fundit ka qenë sublime dhe një nga më të mëdhatë në qindvjeçarin e fundit. Kjo nuk është një betejë individuale e as politike, por një betejë kombëtare që na tangon të gjithë neve dhe jo vetëm ata që padrejtësisht sot mbahen në burg. Lufta e UÇK-së ka qenë luftë e drejtë për liri, luftë që ka pasur në fokus mbrojtjen e pragut të shtëpisë dhe qytetarëve të pafajshëm të cilët masakroheshin nga ushtria serbe. Ftojmë secilin anëtar të Shvercerave që të jetë pjesë e kësaj proteste, në atë mënyrë që të përçojmë mesazh të qartë se qëndrojmë përkrah njerëzve që zgjodhën lirinë e vendit si të vetmen alternativë”, ka njoftuar Tifo-grupi “Shvercerat” e Shkupit.



