Hamza premton funksionalizim të sigurimeve shëndetësore

10 dhjetor 2025 | 20:23

Bedri Hamza ka premtuar ta jetësojë edheprojektin e Sigurimeve Shëndetësore. “Do të ketë financim të qëndrueshëm për sistemin shëndetësor”, ka thënë ai.

Hamza ka premtuar një vëmendje të veçantë edhe për mbrojtjen e ambientit. “Do t’i përkrahim komunat që të ndërtojnëparqe të reja, t’i shtojnë hapësirat e gjelbra dhe të ndërtojnë impiante për trajtimin e ujërave të zeza”, ka thënë Hamza.

Ai ka premtuar se do ta ndërtojë edheStadiumin Olimpik Kombëtar.

“Do të jetë qendër moderne për sportin dhe rininë tonë dhe do ta përgatisim vendin për Lojërat Mesdhetare”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Kandidati për Kryeministër i PDK-së ka thënë se shtylla e…