Gjenerali Hisen Berisha: Programi qeverisës i PDK-së është përgjigjja e qartë më 28 dhjetor
Kandidati për deputet i PDK-së me numër 67, gjenerali Hisen Berisha, dje ka mbajtur takime me përkrahës të tij, bashkëluftëtarë, në qytetin e Prizrenit, Rahovecit, Suharekës dhe Malishevës.
“Një takim i frytshëm në Prizrenin historik, me djem bashkëluftëtarë që kanë shkruar histori për historinë e kombit. Me burra që për lirinë e Kosovës falën pjesë të trupit dhe sakrifikuan gjithçka e sot, në liri, na dhuruan besimin e tyre për Partinë Demokratike të Kosovës dhe ekipin tonë përfaqësues. Në këtë tubim, mbështetja u dha për kandidatët për deputet prezentë, ekip që po dëshmon se Programi Qeverisës i PDK-së është përgjigjja e qartë, profesionale dhe e drejtë për çdo kërkesë të qytetarëve të Republikës së Kosovës. Bashkë me besim, me vizion dhe me idealin e lirisë, ecim drejt fitores”, ka shkruar Berisha në “Facebook”.
Poshtë keni postimet e Berishës në këto qytete:



