9-shi i LDK-së, Ferid Agani: Reforma e Sistemit Shëndetësor: Pse na duhet ndryshim i thellë?

13 dhjetor 2025 | 16:47

Shëndetësia në Kosovë nuk ka problem vetëm mungesën e mjeteve të domosdoshme financiare.
Ajo ka problem modelin.

Kriza të përsëritura, mbingarkesë spitalesh, lodhje e stafit shëndetësor dhe pakënaqësi e qytetarëve nuk janë rastësi. Janë pasojë e një sistemi të ndërtuar mbi improvizime, jo mbi vizion afatgjatë; janë pasoj e reformës së ndërprerë në vitin 2015 pas përfundimit të mandatit tim si ministër i shëndetësisë.

Sot kemi:
• strukturë të ngurtë dhe të politizuar të SHSKUK;
• menaxhim të kufizuar pa autonomi reale;
• financim që nuk lidhet me cilësinë dhe shërbimin;
• qytetar që endet nga institucioni në institucion;

Qëndrimi im është i qartë:
Shëndetësia nuk rregullohet me ndërhyrje të pjesshme. Ajo kërkon reformë strukturore dhe institucionale.

Çfarë nënkupton reforma e vërtetë:
– ndryshim të modelit të organizimit;
– autonomi dhe menaxhim profesional të institucioneve shëndetësore;
– financim transparent dhe të bazuar në shërbim;
– qytetarin në qendër të sistemit, jo burokracinë.

Reforma nuk është sulm ndaj mjekëve, infermierëve apo pacientëve.
Është mbrojtje e tyre.

Shëndetësia reformohet për të funksionuar, jo për të mbijetuar.

Ky është postimi i parë i ciklit “Reforma e Sistemit Shëndetësor: Nga krizë strukturore në sistem modern”.

Postimi i radhës: Roli i shtetit – nga administrim i dobët te shtet rregullator.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për deputet i Nismës Socialdemokrate, Faton Thaçi ka publikuar…