OVLUÇK falënderon qytetarët për pjesëmarrjen në protestën e Shkupit

13 dhjetor 2025 | 16:54

Organizata e veteranëve të dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës OVL-UÇK, ka shprehur mirënjohje për të gjithë qytetarët që morën pjesë në protestën e zhvilluar sot në Shkup, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, organizata shkroi mesazh falënderimi.

“Shqiptarë, të gjithë ju që morët pjesë në protestën kundër padrejtësisë ndaj ish-krerëve të UÇK-së dhe luftës sonë të drejtë. JU FALEMINDERIT!”, shkroi OVLUÇK.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shëndetësia në Kosovë nuk ka problem vetëm mungesën e mjeteve…