Limaj: Askush nuk ka të drejtë ta rishkruajë historinë tonë apo ta njollosë luftën për liri

13 dhjetor 2025 | 19:31

Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka reaguar pas protestës së sotme në Shkup, duke theksuar rëndësinë e luftës së UÇK-së për liri, dinjitet dhe drejtësi.

Ai kërkoi drejtësi të vërtetë për çlirimtarët dhe kundërshtoi çdo përpjekje për të njollosur historinë e luftës, duke theksuar se zëri i unitetit shqiptar u dëgjua qartë dhe paqësisht.

Postimi i plotë:

Sot në Shkup, mes vëllezërve e motrave tona, për UÇK-në, për lirinë e shtetin tonë, që janë identiteti jonë!

UÇK-ja ishte dhe mbetet luftë çlirimtare, e ndërtuar mbi sakrificë, dinjitet dhe drejtësi.

Askush nuk ka të drejtë ta rishkruajë historinë tonë apo ta njollosë luftën për liri.

Ne kërkojmë drejtësi të vërtetë, jo gjykime selektive dhe politike.

Sot, nga Shkupi, u dëgjua zëri i unitetit shqiptar.

Një zë që nuk kërcënon askënd, por që nuk pranon padrejtësinë.

Do të qëndrojmë bashkë, me dinjitet, me qetësi dhe me besim se e vërteta gjithmonë fiton.

Lavdi UÇK-së.

Drejtësi për çlirimtarët.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, është deklaruar pas takimit që…