“Oj e çmontuar, oj femër e gomës” – agravohet debati mes Shkurtës dhe Benitës

15 dhjetor 2025 | 12:22

Brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 4, tensioni mes konkurrenteve Shkurte Haxhiu dhe Benita Zena ka arritur kulmin.

Debati i tyre ka qenë i ashpër dhe ka përfshirë akuza dhe replika të forta.

Gjatë përplasjes, Shkurta iu drejtua Benitës me fjalët: “Oj Benitë, oj Benitë oj e çmontuar, oj femër e gomës. O çmontim”.

Benita nuk qëndroi pa përgjigje dhe i tha: “Ti je duke i ofenduar shumicën e këtyre femrave brenda”.

Por Shkurta nuk u ndal: “Kush e ka mizën ndër kapelë, s’kam çfarë të bëj”.

Benita shtoi: “Të gjitha femrat jashtë edhe brenda je duke i ofenduar”.

Në fund, Shkurta u mbrojt duke thënë: “Jam kundër dhe vazhdoj të jem”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Siç transmetojnë mediat e shumta ndërkombëtare, numri i viktimave nga…