‘Nën udhëheqjen greke të presidencës së BE-së, Ballkani Perëndimor mbetet në krye të agjendës evropiane’
Ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali është takuar në Athinë me presidentin e Republikës Helenike, Konstantinos Tasoulas.
Nga atje, ministrja ka thënë se Shqipëria beson se nën udhëheqjen greke të Presidencës së BE, Ballkani Perëndimor do të mbetet në krye të agjendës evropiane, si investim thelbësor në të ardhmen e Evropës, transmeton Klankosova.tv.
“E nderuar për pritjen miqësore nga presidenti i Republikës Helenike, Konstantinos Tasoulas, për vlerat e bashkëpunimit dhe respektit të ndërsjellë, mbi të cilat janë ndërtuar marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë”.
“Mbështetja për integrimin evropian të Shqipërisë qëndron në zemër të marrëdhënieve tona dhe Shqipëria beson se nën udhëheqjen greke të Presidencës së BE, Ballkani Perëndimor do të mbetet në krye të agjendës evropiane, si investim thelbësor në të ardhmen e Evropës”, ka shkruar Spiropali në “Facebook”.



