Krasniqi: Çfarë tjetër duhet të bëjnë Alban Krasniqi dhe Sami Kurteshi që të shkarkohen nga KQZ-ja?

16 dhjetor 2025 | 14:30

Albert Krasniqi nga Demokracia Plus ka reaguar ndaj dy anëtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).

Ai në një postim në “Facebook”, ka shkruar se Alban Krasniqi dhe Sami Kurteshi duhet të shkarkohen nga KQZ-ja.

“Nuk di çfarë tjetër duhet të bëjnë Alban Krasniqi dhe Sami Kurteshi që të shkarkohen nga KQZ-ja. Në mënyrë të përsëritur, ata kanë ndërmarrë veprime të kundërligjshme që cenojnë drejtpërdrejt integritetin e zgjedhjeve”.

“Ndërkohë që heshtja dhe abstenimi i opozitës vetëm sa u japin atyre hapësirë e justifikim për të vazhduar”, ka shkruar Krasniqi.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Real Madridi po përgatit ndryshime të rëndësishme në afatin kalimtar…