Haradinaj: Në qeverisjen time, Kosova u drejtua me vendime që sollën rritje, stabilitet dhe zhvillim
Lideri i AAK-së dhe ish-kryeministri Ramush Haradinaj, ka thënë se gjatë qeverisjes së tij, Kosova është drejtuar me vendime që kanë sjell rritje, stabilitet dhe zhvillim real.
“Rritje ekonomike e projektuar prej 4.7 %, një nga më të lartat në rajon, e konfirmuar në raportet ekonomike të viteve 2018–2019. Rritje historike e buxhetit në shëndetësi, arsim dhe mirëqenie me mbi 600 milionë euro më shumë brenda dy viteve të qeverisjes. Lehtësime të fuqishme fiskale për bizneset, ulje të barrës tatimore dhe heqje të taksave për pajisje, lëndë të parë dhe prodhim vendor”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.
Postimi i plotë:
Në qeverisjen Haradinaj, Kosova u drejtua me vendime që sollën rritje, stabilitet dhe zhvillim real.
Rritje ekonomike e projektuar prej 4.7 %, një nga më të lartat në rajon, e konfirmuar në raportet ekonomike të viteve 2018–2019.
Rritje historike e buxhetit në shëndetësi, arsim dhe mirëqenie me mbi 600 milionë euro më shumë brenda dy viteve të qeverisjes.
Lehtësime të fuqishme fiskale për bizneset, ulje të barrës tatimore dhe heqje të taksave për pajisje, lëndë të parë dhe prodhim vendor.
Kthimi 100 % i Trepçës, duke i dhënë fund çdo pretendimi serb dhe duke krijuar bazë të sigurt për zhvillim ekonomik kombëtar.
Mbi 12,000 vende të reja pune të raportuara nga ATK vetëm në tremujorët e parë të vitit 2019 falë rritjes së prodhimit dhe politikave zhvillimore.



