Mobilizim i paparë në Llap!
Nën drejtimin e kryetarit të Deges së PDK-së, Isak Shabani, në Llap është mbajtur një aktivitet i madh mobilizues, i cili dëshmoi qartë përkrahjen e fuqishme dhe të organizuar për Kryeministrin e ardhshëm të Kosovës, Bedri Hamza, si dhe për kandidatët e Degës sonë. Pjesëmarrja e jashtëzakonshme, salla e mbushur plot dhe angazhimi i strukturave partiake, aktivistëve e mbështetësve, e shndërruan këtë takim në një nga mobilizimet më domethënëse të kësaj fushate në rajonin e Llapit.
Takimi u karakterizua nga fryma e unitetit, koordinimit dhe vendosmërisë për të punuar pa u ndalur deri në ditën e fitores. U theksua rëndësia e organizimit në terren, komunikimit të drejtpërdrejtë me qytetarët dhe përkushtimit maksimal për të sjellë një qeverisje të përgjegjshme, zhvillimore dhe në shërbim të interesit publik.
Ky mobilizim konfirmon se Llapi është i bashkuar, i organizuar dhe i gatshëm të japë kontributin e tij maksimal për ndryshimin e madh politik në vend, duke i dhënë mbështetje të fuqishme vizionit dhe programit të Bedri Hamzës, si dhe ekipit të kandidatëve tanë:
• Çelë Gashi – 34 ✅
• Ditjona Statovci – 88 ✅
• Jehonë Jashari Miftari – 96 ✅
Bashkë. Përpara.
#BedriHamza
#PDK130
Bashkë. Përpara.
#BedriHamza
#PDK130



