Rama nënshkruan kontratën për investim 6 milionë euro në efiçiencë energjetike në 20 ndërtesa publike në kryeqytet

17 dhjetor 2025 | 13:15

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë me dije se ka nënshkruar kontratën për fillimin e një investimi prej 6 milionë eurosh për rritjen e efiçiencës energjetike në 20 ndërtesa publike në kryeqytet.

“Me mbështetjen e BERZH-it dhe Bashkimit Evropian, po investojmë në shkolla, çerdhe dhe Qendra të Mjekësisë Familjare, për kushte më të mira, kursim të energjisë dhe standarde evropiane. Ky është një hap i rëndësishëm drejt një Kryeqyteti më të qëndrueshëm dhe më të mirë për qytetarët tanë”, ka thënë Rama të mërkurën pas nënshkrimit të kësaj kontrate.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Më mbledhjen e Kuvendit të Drenasit, me 15 vota ndaj…