Paqja është alternativë sfiduese e armiqësisë

17 dhjetor 2025 | 12:11

Shkruan: Ilir Gashi

Henry Kissinger do të thoshte se: “Paqja nuk është mungesë konflikti, por aftësia për ta menaxhuar atë përmes institucioneve dhe diplomacisë”.

Prandaj  ne, nuk duhet lejuar që segmente të caktuara, të instrumentalizuara për manipulimin e opinionit publik dhe për prolongimin e proceseve në emër të patriotizmit fiktiv, të pengojnë vendimmarrjen shtetërore në Kosovë. Është e domosdoshme të jemi proaktivë dhe pragmatikë në krijimin e Qeverisë dhe konsolidimin e institucioneve.

Vendimet e mëdha nacionale tejkalojnë interesat individuale, partiake apo grupore dhe kërkojnë konsensus shoqëror. Veprimet politike krijojnë realitete të reja, prandaj ato duhet të jenë mbi interesa pushtetare e opozitare dhe në funksion të interesit shtetëror.

Partneriteti me bashkësinë ndërkombëtare, veçanërisht me ShBA-të, duhet të mbetet korrekt dhe i fuqishëm. Ne nuk guxojmë t’i zhgënjejmë aleatët që kanë kontribuar vendimshëm në lirinë dhe shtetndërtimin tonë.

Dialogu Prishtinë-Beograd, sado i vështirë dhe i papëlqyer, mbetet i pashmangshëm. Historikisht, Serbia kurrë nuk ka hyrë në dialog me dëshirë, ndërsa Kosova ka qenë viktimë e agresionit. Megjithatë, sot Kosova si rrjedhojë e luftës çlirimtare dhe aleatëve të saj, nuk është më viktimë, por pala fitimtare.

Prandaj, gjykimi më racional dhe më i drejtë është të mos i shmangemi dialogut, por ta shohim paqen dhe stabilitetin si alternativën e vetme strategjike për të ardhmen e Republikës së Kosovës

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) do të bëjë sot…