Kurti dhe Hargreaves flasin për rifillimin e procesit të dialogut mes Kosovës e Serbisë

17 dhjetor 2025 | 13:24

Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, është takuar të mërkurën me kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurti.

Përmes një postimi në “Facebook”, Hargreaves është shprehur se bashkë me Kurtin biseduan mbi fushatën zgjedhore, duke shpresuar për një proces zgjedhor të qetë.

Nga ana tjetër, Kurti e ambasadori kanë diskutuar edhe për nevojën e rifillimit të procesit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Sot takova kryeministrin në detyrë Albin Kurti. Diskutuam fushatën zgjedhore dhe shpresojmë për një proces zgjedhor të qetë që mundëson formimin e shpejtë të institucioneve në vitin e ri. Kjo është thelbësore për përparimin e nevojshëm urgjentisht në fusha të tilla si buxheti kombëtar. Gjithashtu diskutuam nevojën që qeveria e ardhshme të rifillojë progresin në dialogun e lehtësuar nga BE-ja dhe integrimin evropian, si dhe masa aktive për të lehtësuar integrimin e mëtejshëm të komuniteteve jo-shumicë të Kosovës. Shpresoj që të mund ta thellojmë partneritetin Britani-Kosovë me qeverinë e ardhshme”, ka shkruar Hargreaves.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjatë ceremonisë “FIFA The Best” u ndanë disa çmime të…