‘Zbulova miqtë e vërtetë’, Erion Veliaj reagon nga qelia në 46-vjetorin e lindjes

17 dhjetor 2025 | 13:39

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, në 46-vjetorin e lindjes ka bërë një reagim në Facebook nga qelia.

Veliaj thotë se në këtë ditëlindje të pazakontë për të është gëzuar pa masë nga letrat dhe urimet që i kanë ardhur në paraburgimin e Durrësit.

Lexoni të plotë postimin:

Më gëzuan pa masë letrat e urimet tuaja këtu në Durrës, në këtë ditëlindje të pazakontë.

Ju falënderoj nga zemra që jeni kujdesur për nënën, bashkëshorten dhe djalin tim të vogël përgjatë këtyre 10 muajve.

Vit absurd ky, por zbulova miqtë e ditëve të vështira e që nuk do i harroj kurrë!

Ju dua shumë e ju përqafoj me mall!

Faleminderit nga zemra!.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Cristiano Ronaldo i propozoi partneres Geogrina Rodriguez me një unazë…