Hajdar Beqa merr pjesë në hapjen e fushatës së PDK-së në Suharekë
17 dhjetor 2025
| 17:33
Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hajdar Beqa, i cili në zgjedhjet e 28 dhjetorit garon me numrin 28 në listën e PDK-së, ka marrë pjesë në hapjen zyrtare të fushatës zgjedhore të PDK-së në Suharekë.
Hapja e fushatës u karakterizua nga një angazhim i madh, energji dhe entuziazëm i jashtëzakonshëm i strukturave partiake dhe qytetarëve të pranishëm. Atmosfera e krijuar dëshmoi mobilizimin dhe përkushtimin e mbështetësve të PDK-së për fitoren në zgjedhjet e ardhshme.
Me mesazhin e unitetit dhe vendosmërisë, u theksua synimi i qartë për një fitore të madhe të PDK-së më 28 dhjetor, ndërsa Suhareka u vlerësua si e gatshme për ndryshimin e shumëpritur.



