90-shi i AAK-së, Lahi Brahimaj: Krahë si gjithmonë
17 dhjetor 2025
| 19:48
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Lahi Brahimaj, i cili në zgjedhjet e ardhshme garon me numrin 90 në listën e kësaj partie, ka shprehur optimizëm për një fitore të madhe.
“Sot, në hapjen e fushatës zyrtare të AAK-së në Prishtinë, fitore e madhe po na pret. Lahia krahë si gjithmonë”, ka shkruar Brahimaj.
Fushata zyrtare e AAK-së u hap në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, ndërsa tubimin e hapi kandidati për kryeministër nga kjo parti, Ramush Haradinaj.




