10-shi i PDK-së, Kujtim Gashi: Nga Prizreni ynë në gjithë Kosovën

17 dhjetor 2025 | 22:13

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për deputet, Kujtim Gashi, i cili në zgjedhjet e përgjithshme garon me numrin 10, ka deklaruar se rrugëtimi i fushatës po nis nga Prizreni për t’u shtrirë në gjithë Kosovën.

Këtë deklaratë Gashi e bëri pas hapjes zyrtare të fushatës së PDK-së në qytetin historik të Prizrenit, aktivitet që u udhëhoq nga kandidati për kryeministër i kësaj partie, Bedri Hamza.

“Nga Prizreni ynë në gjithë Kosovën. Po nisim 10 ditë fushatë, 10 ditë mobilizim, për fitoren e madhe që po na pret. Bashkë. Përpara”, ka shkruar Gashi.

PDK synon që përmes kësaj fushate të forcojë mbështetjen qytetare dhe të prezantojë vizionin e saj për zhvillimin e vendit.

#KujtimGashi10 #BedriHamza1 #PDK130

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Rrahman…