Specialja refuzon kërkesën Calit për ta vizituar babanë që është në gjendje të rëndë shëndetësore
21 dhjetor 2025
| 12:30
“Gjykata Speciale ia ka refuzuar kërkesën Calit për ta vizituar babanë e tij, i cili ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore”, kështu ka bërë me dije sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku.
Ajo ka shkruar në “Facebook” se kjo nuk është drejtësi. “Kjo është padrejtësi speciale”, ka shkruar Çitaku, duke theksuar se edhe më e rëndë është heshtja e institucioneve tona.
“Një heshtje e turpshme. Cali është i fortë. Ai e përballon. Nuk thyhet. Por ju që mbani pozita drejtuese në institucione, e që nuk veproni, do t’ju mbulojë turpi. Indiferenca juaj është bashkëfajësi. Të mjerë”, ka shkruar Çitaku.



