Bashkatdhetarët po presin deri në 14 orë në kufirin Hungari-Serbi
21 dhjetor 2025
| 14:56
Mërgimtarët po përballen me pritje të gjata në pikat kufitare të rajonit.
Përderisa disa nga bashkatdhetarët po presin deri në tetë orë në kufirin Kroaci- Serbi.
Situata me pritjet qëndron edhe më keq në pjesën tjetër të kufirit Hungari-Serbi.
Mërgimtarë të tjerë kanë njoftuar në redaksinë në “Klan Kosova” se situata është edhe më e rënduar, ku pritjet arrijnë deri në 14 orë.
Njëri nga ata u shpreh edhe i revoltuar për redaksinë, duke thënë se nuk kanë lëvizur fare.



