Abdixhiku nga Vitia: Kosovës i duhet ndryshim i madh

21 dhjetor 2025 | 23:33

Kryetari i LDK-së, njëherësh kandidat për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka mbajtur takim elektoral në Viti.

Ai ka thënë se Vitia e përforcuar me mërgatë!

“Në sallë e në shesh, ishte krejt e veçantë. Një qytet i gjallë, i bashkuar dhe i vendosur në kërkim të ndryshimit të madh që i duhet Kosovës sot. Kjo energji që gjetëm në Viti nuk është rastësi. Është shenjë e një vetëdijeje që po rritet kudo në Kosovë: se vendi ka nevojë për drejtim të qartë, për institucione që funksionojnë dhe për politikë që i shërben qytetarit. Vitia e Sokol Halitit është gati për Lidhjen tonë”.

“Vitia në listën e LDK-së përfaqësohet nga kandidatë me përvojë, profesionalizëm dhe përkushtim: me numër 72 Vjollca Kadolli Halili; me numër 73 Halil Musliu; me numër 74 Faruk Nura; me numër 75 Lirie Aliu; me numër 77 Lumbardh Salihu, si dhe nga dy kandidatë tanë nga mërgata, me numër 88 Ramadush Emini dhe me numër 91 Xhavit Islami”, ka shkruar Abdixhiku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i PDK-së, njëherësh kandidat për kryeministër, Bedri Hamza, ka…