Vendimtar në fitoren e Dusseldorfit, Florent Muslija në formacionin e javës

22 dhjetor 2025 | 12:08

Florent Muslija ka qenë hero absolut në fitoren e Fortuna Dusseldorfit në fundjavë në Bundesliga 2.

Bardhekuqët triumfuan me rezultat 2-1 ndaj Greuther Furth, derisa Muslija ishte më meritori për këto tre pikë me një asistim dhe një gol.

Në minutën e 24-të, kosovari asistoi te Cederic Itten që shënoi për 1-0, derisa në minutën e 65-të ai shënoi për 2-0.

Ylli dardan u vlerësua me notën 8.6 nga Sofa Score, ku ishte nota më e lartë për një futbollist në Bundesliga 2, përveç portierit Kristof që u vlerësua me notën 9.

Reprezentuesi kosovar u përfshi në formacionin më të mirë të xhiros së 17-të në Bundesliga 2.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani takon të hënën në Uashington…