Bajrami, Hoti dhe Thaçi-Metaj kujtojnë 36-vjetorin e themelimit të LDK-së
23 dhjetor 2025
| 17:53
Kandidatja për deputete nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, e cila në listën zgjedhore garon me numrin 3, ka ndarë një fotografi me Avdullah Hotin, kandidat për deputet me numër 6, dhe Adelina Thaçi-Metaj, e cila garon me numrin 12, për të shënuar përvjetorin e 36-të të themelimit të LDK-së.
“Me prof. Avdullah Hotin dhe Adelina Thaçi-Metaj, në përvjetorin e 36-të të themelimit të LDK-së, diskutuam për fitoren që do ta festojmë natën e 28 dhjetorit”, ka shkruar Bajrami në postimin e saj, duke bërë thirrje për mbështetje në zgjedhjet e ardhshme.
#AvdullahHoti6
#AdelinaThaçiMetaj12
#HykmeteBajrami3



