Serge MÉTAIS: Rusët donin ta vrisnin Dick Martyn, por duke u maskuar si serbë

14 tetor 2026 | 12:42

Në vazhdim të intervistës ekskluzive për “Epokën e re” që vazhdon të botohet pjesë-pjesë, studiuesi i njohur francez Serge MÉTAIS ka një vëzhgim tjetër për qëllimin për ta vrarë Dick Martyn në Zvicër.

Erdhi koha kur tashmë, Dick Marty, dikur “idiot i dobishëm” u bë një “idiot i padobishëm” për rusët dhe ata kishin interes ta vrisnin në dhjetor 2020, pasi tashmë ishte përmbushur misioni: një muaj më parë ishte burgosur Thaçi.

“Me zhdukjen e tij do të arrinin dy qëllime njëherësh: do të hiqnin qafe një ‘idiot’ tashmë të padobishëm, që rrezikonte të fliste, dhe do ta paraqisnin vrasjen si vepër të qeverisë së Kosovës, për ta diskredituar atë në arenën ndërkombëtare”.

Vetë Dick Marty do të deklaronte në Radiotelevizionin Zviceran, në vitin 2022: “Shërbimet serbe i kërkuan botës së krimit të më likuidonte, thjesht që faji t’u binte kosovarëve”. “Këtë nuk e shoh si një provë të përfshirjes së shërbimeve sekrete serbe, por, përkundrazi, si një informatë e rrejshme që vjen nga agjentët e shërbimeve sekrete ruse, të cilëve ai u besonte. Me sa duket, as zbulimi nga shërbimet zvicerane i “vrasësve që kanë ardhur nga Nishi” nuk është provë. Shërbimet sekrete ruse kishin interes të rekrutonin vrasës serbë për një operacion të këtij lloji. Në këtë mënyrë, nëse do të arrestoheshin, “pistës serbe” do t’i jepej përparësi. Si konkluzion, mua më duket e vërtetë që shërbimet sekrete ruse përhapën thashethemet për një operacion serb, për t’i ngatërruar më mirë gjurmët”, thotë Metais.

(Serge Métais (1952) është ekonomist, studiues i historisë dhe publicist francez, ish-pedagog universitar, i njohur për studimet mbi sistemet komuniste të Evropës Lindore, historinë e shqiptarëve dhe zhvillimet gjeopolitike në hapësirën postsovjetike. Në vitin 2006, shtëpia botuese prestigjioze franceze Fayard botoi veprën e tij madhore, Histoire des Albanais. Des Illyriens à l’indépendance du Kosovo (Historia e shqiptarëve. Nga ilirët deri te pavarësia e Kosovës)

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Të mërkurën është bërë ndërrimi i komandës së KFOR-it mes…