Art Maloku largohet nga FC “Besa Peja”
23 dhjetor 2025
| 19:58
Futbollisti Art Maloku ka njoftuar përfundimin e bashkëpunimit me FC “Besa Peja”.
“Dua të njoftoj se rrugëtimi im me klubin FC Besa Peja ka përfunduar. Falënderoj klubin, stafin dhe bashkëlojtarët për bashkëpunimin e shkëlqyer. I uroj shumë suksese në vazhdim,” ka deklaruar Maloku pas largimit nga klubi.
Sipas burimeve, Maloku është në negociata me klube të Ligës së Parë dhe të Superligës, dhe pritet që në ditët në vijim të bëhet e ditur ekipi i ri ku do të vazhdojë karrierën e tij.



