Lëndimi i Isak i hap rrugë Ekitikes
24 dhjetor 2025
| 12:43
Liverpooli ka investuar fuqishëm në afatin veror 2025–26, por jo të gjitha përforcimet kanë përmbushur pritshmëritë.
Dëmtimi i Alexander Isakut për muajt e ardhshëm e vështirëson sezonin për “Reds”, por mund të kthehet në mundësi të artë për Hugo Ekitiken.
Me largimin e Núñez dhe Díaz, sulmi u rindërtua rreth Isakut dhe Ekitikes, por balanca ka qenë problem.
Sipas Micah Richards, mungesa e Isakut i hap rrugë Ekitikes për të marrë minuta të vazhdueshme dhe për të dëshmuar vlerën e tij.
Francezi ka lënë shenja pozitive që në debutim dhe tashmë ka shansin të bëhet lojtar kyç për Liverpoolin.



