Dogana forcon luftën kundër kontrabandës, të hyrat rriten afër 2 miliardë euro
24 dhjetor 2025
| 13:18
Drejtori i Doganës së Kosovës, Agron Llugaliu ka deklaruar se deri në fundin e vitit të 2026-ës, të hyrat do të prekin për herë ta parë vlerën 1 miliardë 968 milionë euro.
Ai ka potencuar se në vitin 2025, në luftën kundër kontrabandës, janë sekuestruar substanca narkotike, marihuanë 397 kg në dy raste, 300 kg eksploziv, 1950 copë municion, si dhe 963 mijë euro të padeklaruara.
Tutje, Llugaliu ka bërë të ditur se top partnerët tregtarë në vitin 2025 me Kosovën kanë qenë Gjermania, Turqia, Kina, Maqedonia dhe Shqipëria.




