Presidentja Osmani uron Krishtlindjet

24 dhjetor 2025 | 14:51

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar të gjithë besimtarët e krishterë me rastin e Krishtlindjes, duke u dëshiruar paqe në shpirt, dashuri në familje dhe shëndet në çdo shtëpi.

“Le të na bashkojë tradita jonë e respektit, solidaritetit dhe mikpritjes, duke na dhënë forcë të ecim përpara së bashku, me besim, shpresë dhe mirëkuptim. Gëzuar Krishtlindjen për shumë mot!”, ka shkruar Osmani në rrjetin social “Facebook”.

Krishtlindja është një nga kremtimet më të rëndësishme në kalendarin festave të krishtera, e cila festohet çdo datë 25 dhjetor për të kujtuar lindjen e Jezu Krishtit.

Me rastin e kësaj feste, Ipeshkvia e Kosovës do të mbajë një organizim në Qendrën “BogdaniPolis” te Katedralja “Shën Nënë Tereza”, ku pritet të marrin pjesë përfaqësuesit e institucioneve shtetërore, trupi diplomatik dhe njerëz të kulturës e artit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Christian Panucci është rikthyer të flasë sërish për Kombëtaren shqiptare…