Bedri Hamza: Do t’i rrisim pagat për 50 % në fillim të mandatit, e kemi bërë edhe më pare
24 dhjetor 2025
| 16:24
Kryetari dhe kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza është zotuar se do t’i rrisë pagat dhe pensionet për 50%, si dhe do t’i ulë tatimet. Hamza, mbrëmë në emisionin “Rubikon”, ka thënë se qysh në vitin 2009 është bërë ulja e normave tatimore, rritja e buxhetit, rritja e pagave dhe ruajtja e stabilitetit makrofiskal, dhe kjo do të ndodhë prapë. “Kemi premtuar rritjen e pagave 50%. Po nëse nuk e bëj në fillim të mandatit, as fundi i vitit nuk më zë në zyrën e kryeministrit. Nuk kam pse rri nëse nuk i mbaj premtimet”, ka deklaruar ai.



