Pensionohet atdhetari i lirisë, Shaban Qupi

24 dhjetor 2025 | 23:37

Në një atmosferë impozante dhe tejet emocionale, në mesin e motrave, vëllezërve, kushërinjve, miqve, shokëve dhe nxënësve të tij, u pensionua profesori dhe mësuesi i nderuar Shaban Qupi.

Në këtë ceremoni kishte të pranishëm njerëz të penës dhe të pushkës, bashkudhëtarë të idealeve dhe të rezistencës kombëtare. Shaban Qupi ishte një nga mobilizuesit kryesorë të strukturave të lëvizjes ilegale, në një kohë kur pushteti jugosllav në Kosovë mbante terr informativ, duke shtypur fjalën dhe mendimin e lirë.

Ushtria dhe policia fashiste jugosllave shtypën me gjak kryengritjen e popullit të Kosovës. Në këto rrethana, Shaban Qupi u kyç në radhët e rezistencës dhe më vonë në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Ai ishte ndër të parët që, i veshur me uniformë dhe me armë në krah, doli në rrugët e fshatit, në një kohë kur ende nuk ishte parë një ushtar i UÇK-së.

Liria jonë mbështetet mbi dy shtylla të fuqishme:

  1. Dëshmorët e rënë në luftë, të cilët dhanë jetën për atdheun.
  2. Heronjtë dhe organizatorët që ndezën flakën e rezistencës dhe e çuan atë deri në çlirim.

“Ti ishe si shkëmb i fortë e i pathyeshëm, që nuk u lëkund asnjëherë nga dallgët e jetës.”

Gjithmonë i drejtë me jetën dhe me njerëzit, duke na mësuar dashurinë, nderin dhe respektin.

Urime pensionimi, z. Shaban Qupi. Me punën tuaj të palodhur dhe vitet e gjata të angazhimit, ishit shembull frymëzimi për të gjithë ata që patën fatin të punonin dhe të mësonin me ju. Ju urojmë që pensionimi të jetë një periudhë e mbushur me qetësi, kënaqësi dhe mbi të gjitha shëndet.

Me shumë respekt,

Muhamet Vila

Mërgata

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati i PDK-së për deputet, Hajdar Beqa, së bashku me…