LDK-ja mban sot tubimin përmbyllës të fushatës në Pallatin e Rinisë nga ora 18:00
26 dhjetor 2025
| 11:29
LDK-ja mban sot tubimin përmbyllës të fushatës në Pallatin e Rinisë nga ora 18:00
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), sot nga ora 18:00 do ta mbajë tubimin përmbyllës të fushatës së saj.
Kështu është me dije në postimin e LDK-së, ku thuhet se tubimi mbyllës do të mbahet në Pallatin e Rinisë në Prishtinë.
“Sot, e premte, e mbyllim fushatën së bashku! Ejani në orën 18:00, në Pallatin e Rinisë në Prishtinë. Le ta bëjmë një mbrëmje shprese dhe mobilizimi”, ka njoftuar LDK-ja.



