Përkujtohet heroi, polici, Izet Demaj
27 dhjetor 2025
| 11:27
Me rastin e përvjetorit të rënies së zyrtarit policor, heroit Izet Demaj, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha, drejtori i Drejtorisë Rajonale të Policisë-Pejë, komandanti i Stacionit Policor-Istog dhe eprorë e zyrtarë policorë, familjarë dhe qytetarë bënë homazhe dhe vizita përkujtimore në nderim të jetës dhe veprës së tij.
Sakrifica e heroit Izet Demaj mbetet shembull i përkushtimit, guximit dhe shërbimit ndaj vendit.
Kujtimi për të do të jetojë përherë në radhët e Policisë së Kosovës dhe në zemrat e qytetarëve, kanë theksuar zyrtarët policorë.



