Osmani voton në Prishtinë, uron zgjedhje të qeta

28 dhjetor 2025 | 12:32

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, votoi pak pas mesditës në Prishtinë.

Pas hedhjes së votës, ajo uroi që zgjedhjet të zhvillohen në mënyrë të qetë, të rregullt dhe demokratike.

Osmani shfaqi shpresën për një pjesëmarrje sa më të madhe të qytetarëve në procesin zgjedhor, ndërsa tha, gjithashtu, se pret që rezultatet të mundësojnë formimin sa më të shpejtë të Kuvendit dhe zgjedhjen e Qeverisë së re të Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka votuar…