Olluri për rastin në Obiliq: Pasanikët e Vetëvendosjes po i rrahin stupc fëmijët e veteranëve të UÇK’së

31 dhjetor 2025 | 19:22

Gazetari Parim Olluri ka reaguar pas dhunës së ushtruar nga vëllai dhe djali i vëllait të Halil Thaçit ndaj një 18-vjeçari përgjatë ditës së sotme.

Olluri përmes një shkrimi në ‘Facebook’ ka thënë se qenka bërë e lejueshme që pasanikët e Lëvizjes Vetëvendosje të ushtrojnë dhunë ndaj fëmijëve të veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Reagimi i tij:

Vellai i Halil Thaçit te Vetevendosje e paska ndjeke me Mercedes G Class deri ne shtepi nje 18 vjeçar. Djalin e nje veterani te UÇK-se. Aty ia paska zene priten. E paske rrehe me stupc bejsbolli.

Çuditerisht krejt dy-tre veta paskan per reaguar per kete rast.

Qenka bere e lejueshme ne Kosove qe pasaniket e Vetevendosjes me i rrehe stupc femijet e veteraneve te UÇK’se, njerezve qe kane luftuar per clirimin e ketij vendi. /Periskopi/

Vëllai dhe nipi i Halil Thaçit dyshohet se rrahën mbrëmë një 18-vjeçar, flet babai i tij – publikohen pamjet

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës, përkatësisht njësiti FAST, ka arrestuar një të…