Vdes ish-komandanti i UÇK-së, Jakup Shala
31 dhjetor 2025
| 20:35
Ka vdekur ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Shala.
Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur familjarët, duke njoftuar se Jakup Shala la pas dhimbje të madhe te familja, të afërmit dhe bashkëluftëtarët, si baba, vëlla dhe mixhë i dashur.
Varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër, më datë 01.01.2026, në orën 14:00, në varrezat e mahallës Shala, në Zabel të Ulët.




