Vendimi i deputetit Dreshaj, ulë çmimin e ujit në përkrahje të prodhimeve vendore

23 nëntor 2018 | 23:02

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Gani Dreshaj ka vendosur që të ulë çmimin e ujit, të cilin e prodhon kompania e tij. Dreshaj ka thënë se e ka marrë këtë vendim në përkrahje të prodhimeve vendore.

“Vendimi për vënien e taksës 100% ndaj produkteve serbe është vazhdimësi e vendimeve të fuqishme që po merr kryeministri Haradinaj. E përkrahi fuqishëm këtë vendim dhe simbolikisht kompania ime që prodhon ujin Aquintell do të ketë zbritje 10% në çmim. Ftoj të gjitha kompanitë vendore që mos të shfrytëzojnë situatën duke ngritur çmimet, ndërsa lus të gjithë qytetarët e Kosovës që të blejnë dhe të besojnë në produktet vendore. Shteti po funksionon. Faleminderit kryeministër”, ka shkruar Dreshaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i FJALËS, Gëzim Kelmendi, ka mbështetur kryeministrin Haradinaj për…